Ndërlidhjet

logo-print

Nxirren nga rrënojat dy të mbijetuar nga tërmeti në Tajvan


Pamje pas shembjes së ndërtesës 17 katëshe në Tainan të Tajvanit, 6 shkurt 2016

Pamje pas shembjes së ndërtesës 17 katëshe në Tainan të Tajvanit, 6 shkurt 2016

Ekipet e shpëtimit në Tajva i kanë nxjerrë nga rrënojat dy të mbijetuar nga tërmeti i para dy ditëve, tërmet nga i cili kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.

Autoritetet kanë njoftuar sot se rreth 100 persona mendohet se janë nën rrënojat e ndërtesës 17 katëshe në qytetin jugor, Tainan, e cila është rrëzuar nga tërmeti me intensitet 6.4 shkallë që ka ngjarë më 6 shkurt.

Shpëtimi i një burri dhe një gruaje mëngjesin e sotëm, ka rritur shpresat për gjetjen e më shumë njerëzve të gjallë.

Por kryetari i Tainan, Lai Ching-te, ka thënë se shumë nga të zhdukurit, mendohet se janë shumë thellë brenda rrënojave.

Më shumë se 200 persona janë shpëtuar nga tërmeti që e ka goditur qytetin jugor të Tajvanit, derisa rreth 500 persona të tjerë janë të lënduar,

XS
SM
MD
LG