Ndërlidhjet

Irani nderon me medalje negociatorët bërthamorë


Iranianët duke festuar në korrik të vitit 2015, pas arritjes së marrëveshjes mes Teheranit dhe fuqive botërore

Irani i ka nderuar sot medalje negociatorët bërthamorë iranianë, që gjatë vitit të kaluar kanë kontribuar në arritjen e marrëveshjes historike me fuqitë botërore.

Medaljen e Meritës, presidenti Hassan Rohani, ia ka dhënë Ministrit të Jashtëm, Mohammad Javad Zarif, në një ceremoni të organizuar në Teheran.

Shefi i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi, dhe ministri i Mbrojtjes, Hossein Dehghan, janë nderuar me Medaljen e Kurajos.

Gjatë ceremonisë, më shumë se njëzet zyrtarëve të tjerë iu janë dhënë medalje të ndryshme dhe pllaka nderi, për punën e tyre gjatë negociatave bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e nënshkruar me 14 korrik mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore ka rezultuar me heqjen e saknsioneve ndërkombëtare në muajin janar, pasi OKB ka vlerësuar se Teherani i ka përmbushur obligimet e saj për frenimin e aktiviteteve bërthamore.

XS
SM
MD
LG