Ndërlidhjet

Turqia kufizon hyrjen, në kufi ngritet kampi i refugjatëve sirianë


Ilustrim

Ilustrim

Punonjësit e organizatave humanitare kanë vendosur tenda dhe kanë shpërndarë ushqim dhe ndihma të tjera për mijëra refugjatë sirianë që vazhdojnë të qëndrojnë në kufi me Turqinë.

Rreth 35 mijë persona janë larguar nga Siria në drejtim të Turqisë, si rezultat i ofenzivës së qeverisë siriane në Alepo, javën e kaluar.

Por, Turqia e ka mbyllur kufirin e saj për shumicën e këtyre refugjatëve. Tendat e refugjatëve janë vendosur në territorin sirian pranë kufirit me Turqinë.

Turqia vazhdon ta mbaj të mbyllur kufirin me Turqinë, pavarësisht kërkesave të liderëve të BE-së, që refugjatët duhet të lejohen për të hyrë në Turqi nga pika kufitare Kilis.

Turqia tashmë i ka të strehuar më shumë se 2.5 milionë refugjatë sirianë.

Shumë sirianë janë larguar nga Turqia drejt BE-së. Refugjatët sirianë përbëjnë numrin më të madh në mesin e më shumë se një milion njerëzve që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar.

Për të diskutuar në lidhje me refugjatët dhe përballjen me ta, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur sot në Ankara, ku pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Turqisë.

XS
SM
MD
LG