Ndërlidhjet

Kosova, Gjermania me marrëveshje të re bashkëpunimi


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim teknik.

Asistenca teknike arrin në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe zëvendësambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christina Gehlsen.

Gehlsen, me këtë rast, ka thënë se marrëveshja për projektet e bashkëpunimit teknik ka për qëllim ngritjen e një ekonomie private aktive dhe të një administrate të përgjegjshme, si dhe punësimin e njerëzve.

Ministri i Financave, Hoti, ka thënë se volumi i mbështetjes financiare dhe teknike i Qeverisë Gjermane që nga viti 1999 deri në vitin 2015 arrin vlerën e 450 milionë eurove, të përdorura për implementimin e projekteve të ndryshme.

XS
SM
MD
LG