Ndërlidhjet

Thaçi: Nga marrëveshjet me Maqedoninë do të përfitojnë qytetarët


Prishtinë, 8 shkurt 2016.

Prishtinë, 8 shkurt 2016.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.

Sipas një komunikate për media, Thaçi ka thënë se ky është një moment i ri për të dyja shtetet dhe se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia.

Në konferencën për media, të zhvilluar pas takimit, Thaçi dhe Poposki kanë deklaruar se tani u mbetet grupeve punuese respektive të finalizojnë detajet, para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve gjegjëse në një të ardhme të afërt.

“Kosova dhe Maqedonia ndajnë vlera dhe interesa të përbashkët euroatlantikë, prandaj do të jemi partnerë në përpjekjet tona për t’iu bashkuar organizatave dhe mekanizmave kyçë perëndimorë. Po punojmë në jetësimin e projekteve infrastrukturore, por edhe në ato në fushën e energjisë, për të cilat kemi diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka thënë Thaçi.

Poposki, në anën tjetër, ka thënë se pret që marrëveshjet e nënshkruara sot të shoqërohen me bashkëpunim edhe më intensiv në projekte të ndryshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shkencës, sigurisë, infrastrukturës dhe kulturës.

XS
SM
MD
LG