Ndërlidhjet

Arrestohet një gazetar i shërbimit taxhik të REL-it


Ilustrim

Ilustrim

Një korrespondent i Shërbimit të Taxhikistanit të Radios Evropa e Lirë është ndaluar nga rojet e kufirit të Kirgizisë.

Zëdhënësja e Shërbimit të Rojes Kufitare kirgize, Gulmira Borubaeva, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Masumi Muhammadrajab është ndaluar të hënën, pasi nuk ka kaluar kufirin përmes pikës së kontrollit.

Muhammadrajab është arrestuar në qarkun Bobojon Gafur, ku është dërguar për të mbuluar një kontest, i cili ka dalë në pah pasi rojet kufitare kirgize kanë ngritur flamurin e tyre kombëtar në një shtëpi private, në pronësi taxhike, duke thënë se ndërtesa është në territorin kirgiz.

Shumë kufij midis pesë shteteve të Azisë Qendrore kanë mbetur të kontestueshëm që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991.

Në vitet e fundit, tensionet përgjatë kufijve Kirgizi-Uzbekistan dhe Kirgizi-Taxhikistan janë intensifikuar.

XS
SM
MD
LG