Ndërlidhjet

Kriza me migrantë: Dhjetëra të vdekur nga fundosja e dy anijeve


Ilustrim
Ilustrim

Dy anije, në rrugën e tyre drejt Greqisë, janë mbytur pranë Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 35 migrantëve, raportojnë mediat turke.

Agjencitë Anadolu dhe Dogan kanë raportuar për 24 njerëz të vdekur pranë ishullit grek, Lesbos.

Dogan ka thënë se 11 njerëz të tjerë kanë vdekur në një incident më në jug, pranë provincës Izmir të Turqisë.

Këtë vit, përkatësisht deri më 5 shkurt, së paku 374 njerëz kanë vdekur në rrugën e tyre për në Evropë, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracion.

Shumica e tyre kanë qenë duke udhëtuar drejt Greqisë.

Rruga detare nga Turqia në Greqi është përdorur më së shumti nga migrantët që kanë bërë përpjekje dhe kanë hyrë në Evropë në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG