Ndërlidhjet

Ambasadori Delawie mirëpret takimin e Jahjagës me partitë


Ambasadroi i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie.

Ambasadroi i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie.

Ambasadroi i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka mirëpritur përpjekjet e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe të përfaqësuesve të partive për të gjetur zgjidhje të krizës aktuale politike.

Ambasadori Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se pret takime të tjera për këtë qëllim.

Presidentja Jahjaga ka mbajtur sot një takim me kryeministrin Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me Hashim Thaçin, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe me liderin e partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi, megjithatë, ka përfunduar pa ndonjë rezultat që do të shënonte përparim në drejtim të daljes nga kriza politike në vend.

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG