Ndërlidhjet

Ymeri: Ndryshimet, përmes rrugës së protestës


Visar Ymeri
Visar Ymeri

Sot, në orët e pasdites, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media, ka thënë se takimet e mbyllura nuk mund të sjellin zgjidhje.

Ymeri i është referuar takimit të sotëm të liderëve të partive politike, të pushtetit dhe opozitës, me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga kriza politike.

“Shkaktarë të kësaj krize janë Mustafa dhe Thaçi dhe vetëm përmes rrugës së protestës, qytetarët mund t’ia sjellin Kosovës ndryshimin, për të cilin ka aq shumë nevojë vendi. Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Zgjidhja do të jetë nga qytetarët. Nuk mund të ketë zgjidhje institucionale me takime me dyer të mbyllura”, ka thënë Ymeri.

Lidhur me pjesëmarrjen e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm, si dhe mundësinë e përçarjeve eventuale ndërmjet liderëve të opozitës, Ymeri ka theksuar se ata do të bashkëpunojnë deri në rrëzimin e qeverisë.

Opozita ka paralajmëruar protestë kundër qeverisë më 17 shkurt.

XS
SM
MD
LG