Ndërlidhjet

Çekia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën


Prishtinë, 8 shkurt 2016.
Prishtinë, 8 shkurt 2016.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të hënën në takim emisarin e Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor dhe ish-komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Stefan Fuele.

Në një komunikatë për media thuhet se Thaçi ka falënderuar Fuelen dhe shtetin çek për mbështetjen dhënë shtetit kosovar në rrugëtim e tij evropian.

"Marrëveshja për Stabilizim Asociim është hyrje në marrëdhënie kontraktuale me BE-në", ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se Kosova do të qëndrojë prapa obligimeve të veta ndërkombëtare.

Fuele, në anën tjetër, ka dorëzuar letrën zyrtare, me të cilën autoritetet e Kosovës njoftohen se Praga zyrtare e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mësohet se Fuele është interesuar edhe për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe ka thënë se "Kuvendi nuk bën të jetë vend për 'manovra ushtarake', por vend i debatit dhe ku zgjidhen problemet".

XS
SM
MD
LG