Ndërlidhjet

Merkel “e tronditur” me fushatën e Rusisë në Siri


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Ankara, 8 shkurt 2016.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në Ankara, 8 shkurt 2016.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është “e tronditur” nga vuajtjet që shkaktojnë sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë.

Merkel, e cila të hënën ka qëndruar në Ankara për bisedime me zyrtarët turq, ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz janë prekur nga fushata e bombardimeve që kryhet “në radhë të parë nga pala ruse”.

Ajo ka thënë se Gjermania dhe Turqia do të këmbëngulin që, në përputhje me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në muajin dhjetor, t’iu jepet fund bombardimeve kundër civilëve.

Vendet perëndimore vazhdimisht kanë akuzuar Rusinë, e cila ka nisur fushatën e bombardimeve në Siri në muajin shtator, se sulmon opozitën e moderuar në vend të luftëtarëve të Al Kaidës dhe të Shtetit Islamik, si dhe vret civilë në pjesët perëndimroe dhe veriore të Sirisë.

Kremlini i hedh poshtë akuzat dhe thotë se bombardon vetëm grupet terroriste.

Komentet e Merkelit janë bërë në të njëjtën ditë kur organizata Human Rights Watch ka thënë se operacioni ushtarak i Rusisë dhe Sirisë ka përdorur municione thërrmuese në së paku 14 sulme qysh më 26 janar.

Lexoni edhe këtë:

Davutoglu: Turqia pranon refugjatë “kur është e nevojshme”

XS
SM
MD
LG