Ndërlidhjet

Kanadaja ndalon sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik


Ilustrim

Ilustrim

Kanadaja do të ndalojë sulmet ajrore kundër grupit ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri dhe do të tërheqë gjashtë aeroplanët luftarakë brenda dy javësh, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Ai ka thënë se Kanadaja do të përfundojë misionin bombardues më 22 shkurt, por personeli ushtarak në rajon do të rritet në 830 veta, nga 650 sa është aktualisht.

Kandaja po ashtu do të sigurojë ekseprtizë të planifikimit dhe inteligjencës, ndërsa do të mbajë edhe dy aeroplanë të mbikëqyrjes dhe furnizimit në rajon.

“Në çdo mision, ju duhet të bëni zgjedhje. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka”, u ka thënë Trudeau gazetarëve në Otavë.

Ai ka thënë se vetëm sulmet ajrore nuk mund të sjellin qëndrueshmëri afatgjate për komunitetet lokale.

Qeveria e Kanadasë është zotuar po ashtu se do të sigurojë 718 milionë dollarë për zhvillim dhe për ndihma humanitare në rajonin e Lindjes së Mesme, gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Trudeau ka fituar zgjedhjet tetorin e kaluar duke premtuar se do të tërheqë gjashtë aeroplanët që kanë bombraduar caqe në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG