Ndërlidhjet

Rusi: Nga përplasja e helikopterit – katër vetë të vrarë


Pamje pas një rrëzimit të mëparshëm të një helikopteri në Rusi
Pamje pas një rrëzimit të mëparshëm të një helikopteri në Rusi

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se katër vetë janë vrarë dje nga përplasja e një helikopteri ushtarak në rajonin veriperëndimor, Pskov.

Ministria tha se helikopteri i tipit Mi-8, u rrëzua gjatë një misioni rutionr stërvitor, me ç’rast u vranë “tre pilotë dhe një këshilltar teknik”.

Shkaqet e përplasjes nuk janë të njohura. Ministria tha se ekipi i kërkim-shpëtimit tashmë ka arritur në vendin e rrëzimit.

Aksidentet ku përfshihen helikopterët e tipit Mi-8, të projektuar në vitet e 60-ta, janë të shpeshta, kështu që autoritetet e aviacionit në Rusi janë kritikuar për kushte të dobëta të sigurisë ajrore.

Në qershor të vitit 2014, nga përplasja e një helikopteri në një liqen në rajon verior, Murmansk, janë vrarë 15 vetë.

XS
SM
MD
LG