Ndërlidhjet

SHBA: Përgatitje të shkallës së gjërë për virusin Zika gjatë verës


Mushkonja që mund ta shkaktoj virusin Zika

Mushkonja që mund ta shkaktoj virusin Zika

Qendrat për kontrollin e sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara mbrëmë e kanë ngritur alarmin e qendrave të operacioneve të tyre emergjente në nivelin më të lartë për shkak të mundësisë së përhapjes më të gjërë të virusit Zika, gjatë sezonit të verës, lidhur me mushkonjat.

Autoritetet shëndetësore e kanë theksuar nevojën për “përshpejtim të gatishmërisë” derisa virusi po përhapet me të shpejtë në Amerikën Latine, ku mushkonjat mbeten aktive gjatë dimrit.

Ky vendim u bë të njejtën ditë kur Shtëpia e Bardhë tha se do të kërkoj nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara një fond prej 1.8 miliardë dollarësh për situata emergjente për ta luftuar virusin.

Megjithatë, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se virusi Zika nuk duhet të shkaktoj panik te njerëzit.

“Lajm i mirë është se ky nuk është si Ebola”, tha zoti Obama në një intervistë për rrjetin televiziv, CBS News, duke shtuar se “njerëzit nuk vdesin nga Zika”.

Presidenti Obama theksoi se raportet ndërmjet virusit Zika dhe mikrocefalisë, rrethanë në të cilën fëmijët lindin me kokë jonormale të vogël, është dyshues, por nuk është vërtetuar në mënyrë përfundimtare.

XS
SM
MD
LG