Ndërlidhjet

Rusi: Grumbullimi i NATO-s afër kufirit do të shkaktojë përgjigje


I dërguari i Rusisë në NATO Alexandr Grushko
I dërguari i Rusisë në NATO Alexandr Grushko

I dërguari i Rusisë në NATO, Alexandr Grushko, ka tërhequr vërejtjen se Moska do të përgjigjet ndaj grumbullimit të forcave të aleancës afër kufijve të Rusisë.

“Jam i sigurt se çdokush në NATO e kupton se këto përgatitje të aleancës që janë bërë përgjatë kufijve tanë, nuk do të mbesin pa përgjigje ushtarako-teknike”, tha mbrëmë Grushko në rrjetin televiziv, Rossiy-24.

Ai mëtutje ka insistuar se “Rusia nuk do të bëjë kompromis me interesat e saj të sigurisë”, por nuk ka theksuar se cilët janë hapat specifikë që do t’i ndërmerrte Kremlini.

Raportet ndërmjet perëndimit dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë për shkak të krizës në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë të NATO-s, kanë vendosur armatime shtesë dhe kanë mbajtur ushtrime në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës.

Pentagoni aktualisht ka propozuar katërfishimin e asaj që shpenzon për trupat dhe ushtrimet në Evropë, si pjesë e përpjekjeve për zmbrapsjen e Rusisë.

XS
SM
MD
LG