Ndërlidhjet

SHBA: Sot votime partiake për garën presidenciale


Rivalët kryesorë për nominim demokrat Hillari Clinton dhe Bernie Sanders

Rivalët kryesorë për nominim demokrat Hillari Clinton dhe Bernie Sanders

Votuesit në shtetin amerikan, Nju Hampshër sot shkojnë në qendrat e zgjedhjeve partiake, në garën për president amerikan ndër republikanët dhe demokratët.

Zgjedhjet në Nju Hampshër konsiderohen si tejet të rëndësishme, pasi bëhen një javë pas votimeve në Ajova.

Në frontin republikan, rivalë kryesorë janë miliarderi, Donald Trump, dhe senatori, Ted Cruz, që po paraqesin platformë kundër establishmentit, në krahasim me kandidatët e tjerë.

Gara demokratike duket se ka rënë në dy kandidatë: ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe senatori me përvojë të gjatë, Bernie Sanders, që konsiderohet se është “socialist demokrat”.

Në zgjedhjet e javës së kaluar në Ajova, kanë fituar Ted Cruz, ndër republikanët, dhe Hillary Clinton, ndër demokratët.

Gjatë disa muajve të ardhshëm, në secilin shtet amerikan do të përcaktohen delegatët, që i mbështesin kandidatët në konventën nominuese të partisë në muajin korrik.

Të dy kandidatët që nominohen nga konventa republikane dhe ajo demokrate, në muajin nëntor, do të garojnë për postin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG