Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Nga ndeshja e trenave – së paku katër vetë të vrarë


Pamje nga ndeshja e trenave në Gjermani

Pamje nga ndeshja e trenave në Gjermani

Nga përplasja direkte e dy trenave në binarët e njejtë në pjesën jugore të Bavarisë në Gjermani, janë vrarë së paku katër vetë, ndërsa janë plagosur më se 150 persona të tjerë, ka njoftuar policia.

Mediat gjermane raportuan se njëri tren kishte dalur nga binarët, ndërsa disa vagonë ishin përmbysur.

Disa udhëtarë ende janë të bllokuar brenda pjesëve të trenave që janë ndeshur.

Ndeshja ka ndodhur sot afër qytetit Bad Aibling, afro 60 kilomtera në juglindje të Munihut.

Shkaqet e kësaj ndeshjeje nuk janë të njohura.

XS
SM
MD
LG