Ndërlidhjet

Në Siri janë afro 10 mijë shtetas të Rusisë


Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë
Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask të Sirisë

Ambasadori i Rusisë në Damask, Aleksandr Kinshchak, thotë se vlerësohet se 10 mijë shtetas rusë aktualisht jetojnë në Sirinë e përfshirë nga lufta.

Mëtutje, ambasadori Kinshchak i tha agjencisë së lajmeveTASS se në këtë numër përfshihen edhe sirianët që janë të përzierë familjarisht me personat që kanë pasaportë ruse.

Ai ka theksuar se shtetasit e Rusisë kanë mundësi të evakuohen nga Siria, duke i rezervuar vendet në aeroplanët humanitarë që kthehen nga qyteti perëndimor sirian, Latakia, për në Rusi.

Më 30 shtator Rusia i ka filluar sulmet ajrore në Siri për t’i ndihmuar forcat e qeverisë së rpesidentit, Bashar al-Assad, për ta rimarrë një pjesë të territorit, e cila është nën kontrollin e grupeve ekstremiste dhe e grupeve të tjera opozitare, në pjesën qendrore dhe perëndimore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG