Ndërlidhjet

U lirua gazetari i Radios Evropa e Lirë


Masumi Muhammadrajab
Masumi Muhammadrajab

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në redaksinë e Taxhikistanit, Masumi Muhammadrajab, është liruar mbrëmë, pasi është mbajtur 8 orë i arrestuar nga autoritetet e Kirgizisë.

Më herët, zëdhënësja e Shërbimit kufitar të Kirgizisë, Gulmira Borubaeva, i tha Radios Evropa e Lirë se ky gazetar ishte arrestuar dje për shkak se nuk e kishte kaluar kufirin nga Taxhikistani nëpër vendkalimin e rregullt të Kirgizisë.

Reporteri Muhammadrajab ishte arrestuar në qarkun Bobojon Gafur, ku kishte shkuar për të raportuar lidhur me mospajtimet që ishin paraqitur, pasi rojet kufitare të Kirgizisë e kishin vendosur flamurin e tyre kombëtar në një shëtpi private taxhike, më 6 shkurt, duke pretenduar se ndërtesa ishte në territorin e Kirgizisë.

Shumë pjesë të kufirit ndërmjet pesë shteteve të Azisë Qendrore, janë ende kontestuese prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG