Ndërlidhjet

Irak: Ushtria e ka marrë kontrollin në territorin rreth Ramadit


Forcat e ushtrisë irakaine gjatë operacioneve të djeshme në periferi të Ramadit

Forcat e ushtrisë irakaine gjatë operacioneve të djeshme në periferi të Ramadit

Forcat e Irakut thonë se e kanë rimarrë kontrollin në territorin rreth qytetit perëndimor, Ramadi, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Ushtria tha sot se armata, policia dhe forcat kundër terroriste, e kanë rihapur një rrugë që e lidhë Ramadin me Habaninë, ku janë të vendosura forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe për në kryeqytetin Bagdad.

Në muajin dhjetor, Iraku pat shpallur se e ka rimarrë Ramadin, që është kryeqytet i provincës Anbar, por luftimet e përditshme me luftëtarët militantë të Shtetit Islamik, kishin vazhduar në periferitë lindore të kryeqytetit.

Avancimi i fundit paraqet afrim të forcave qeveritare kah qyteti Falluxha, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik, në lindje të Ramadit. Por, Falluxha është e rrethuar nga ushtria irakiane dhe milicitë shiite të mbështetura nga Irani.

Në pjesën veriore, zyrtarët thonë se ushtria i ka vendosur mijëra pjesëtarë të saj në mënyrë që eventualisht të rimerret kontrolli i qytetit Mosul nga grupi ekspremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG