Ndërlidhjet

Në Shkup nis procesi gjyqësor në rastin Kumanova


Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, para Gjykatës, në pritje të procesit gjyqësor
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ylber Hysa, para Gjykatës, në pritje të procesit gjyqësor

Në Shkup, sot nis procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin e Kumanovës, i cili ka të bëjë me incidentin e armatosur që ka ndodhur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në lagjen Kodra e Trimave, në Kumanovë të Maqedonisë.

Më 4 nëntor 2015, Prokuroria Publike e Maqedonisë kishte ngritur akuzë për terrorizëm kundër 29 personave.

“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit".

Më 17 dhjetor 2015, Gjykata e Shkupit kishte miratuar aktakuzën e prokurorisë, ndërsa kishte hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse, e cila kërkonte shfuqizim akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar si të pafajshëm.

Në incidentin e armatosur në Kumanovë qenë vrarë 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, i cili prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG