Ndërlidhjet

Rusia i mohon akuzat e Gjermanisë dhe Turqisë


Kremlini, Rusi
Kremlini, Rusi

Rusia thotë se nuk ka “prova të besueshme” që dëshmojnë se vdekja e civilëve në Siri është rezultat i sulmeve ajrore ruse.

Zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov, komentet i ka bërë të martën, një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është “e tronditur” nga vuajtjet që shkaktojnë sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë.

Zëdhënësi i Kremlinit njashtu i ka cilësuar si “të gabuara dhe absurde” akuzat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se Rusia është e angazhuar në pushtimin e Rusisë.

Moska po ashtu e ka akuzuar Turqinë se po planifikon pushtimin e Sirisë.

Rusia i ka nisur sulmet ajrore në Siri më 30 shtator, si mbështetje ndaj forcave qeveritare për rimarrjen e territorit të humbur nga grupet ekstremiste dhe luftëtarët e tjerë të opozitës.

Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë në muajin nëntor, veprim i cili ka çuar në tensionin e raporteve mes Moskës dhe Ankarasë.

XS
SM
MD
LG