Ndërlidhjet

Nis gjykimi për anëtarët e Partisë Rilindja Islamike e Taxhikistanit


Ish-ministri i Mbrojtjes së Taxhikistanit, Abduhalim Nazarzoda

Ish-ministri i Mbrojtjes së Taxhikistanit, Abduhalim Nazarzoda

Në Gjykatën e Lartë të Taxhikistanit sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj trembëdhjetë të akuzuarve, anëtarë të Partisë Rilindja Islamike e Taxhikistanit, të akuzuar se kanë bërë përpjekje për ta përmbysur qeverinë.

Seanca është duke u mbajtur me duar të mbyllura.

Në mesin e të akuzuarve është edhe një grua, Zarafo Rahmoni, e cila ka punuar si këshilltare ligjore në partinë udhëheqëse në vend.

Grupi akuzohet për konspiracion dhe së bashku me ish-ministrin e mbrojtjes Abduhalim Nazarzoda, dyshohen se kanë bërë përpjekje që përmes përdorimit të armëve ta marrin pushtetin në shtator të vitit të kaluar

Autoritetet thonë se Nazarzoda e ka udhëhequr një sulm ndaj një stacioni të policisë dhe arsenalit, ku janë vrarë së paku 26 persona.

Nazarzoda thuhet të jetë vrarë më pas gjatë një operacioni të forcave qeveritare.

Autoritetet e akuzojnë Partinë Rilindja Islamike e Taxhikistanit për organizimin e kryengritjeve, ndërsa Gjykata e Lartë e ka ndaluar veprimtarinë e kësaj partie, duke e cilësuar atë si “organizatë terroriste dhe ekstremiste”.

XS
SM
MD
LG