Ndërlidhjet

logo-print

IOM: 409 migrantë kanë vdekur në Mesdhe këtë vit


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka bërë të ditur se 409 veta kanë humbur jetën këtë vit, gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe.

Më shumë se tri të katërtat e vdekjeve kanë ndodhur në rrugën midis Turqisë dhe Greqisë.

Njoftimi vjen një ditë pasi rojet bregdetare turke kanë bërë të ditur se 27 migrantë kanë vdekur, pasi anija e tyre është fundosur në Gjirin e Edremit, derisa ka bërë përpjekje të arrijë ishullin grek Lesbos.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë po ashtu se qysh më 1 janar, 76,000 njerëz kanë arritur në Evropë përmes detit, që do të thotë afro 2,000 njerëz në ditë.

Shumica e tyre ikin nga lufta dhe mizoria në Lindjen e Mesme.

Evropa, vitin e kaluar, ka parë krizën më të madhe me migrantë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Vetëm në Gjermani, mbi 1 milion veta kanë kërkuar azil në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG