Ndërlidhjet

Vdes një udhëheqës kryesor i talibanëve


Mbështetësit e talibanëve në Quetta të Pakistanit

Mbështetësit e talibanëve në Quetta të Pakistanit

Talibanët kanë njoftuar se njëri nga udhëheqësit kryesor ka vdekur pas një beteje me kancerin.

Përmes një deklarate të lëshuar të martën, talibanët thanë se Mullah Muhammad Hassan Rahmani, ka vdekur mbrëmjen e së hënës.

Ata nuk kanë specifikuar se ku ka vdekur ai, derisa burime militante janë cituar të kenë thënë se ai ka vdekur në Quetta të Pakustanit, vend ku besohet se banojnë udhëheqësit e talibanëve.

Vdekja e Rahmanit, i cili ishte anëtar në mesin e pesëdhjetë anëtarëve të Këshillit udhëheqës të talibanëve, mund ta dëmtojë procesin e paqes mes grupit militant dhe qeverisë afgane.

Zyrtarët afganë janë takuar me Rahmanin në Kinë, gjatë vitit të kaluar, në kuadër të përpjekjeve për nisjen e dialogut të drejtpërdrejtë më militantët.

Rahmani ishte ngritur në pozitën e udhëheqësit gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit në vitin 1980 dhe më vonë ishte bërë guvernator i provincës Kandahar, ku militantët kanë sunduar nga viti 1996 deri në vitin 2001.

XS
SM
MD
LG