Ndërlidhjet

SHBA dërgon trupa shtesë në Helmand të Afganistanit


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar qinda trupa shtesë në provincën jugore Helmand të Afganistanit, ku talibanët po kërcënojnë se do t’i pushtojnë disa rreteh.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Michael Lawhorn, tha përmes një deklarate të lëshuar të martën se forca e re do të ofrojë siguri dhe do të veprojë si këshilltare të trupave të ushtrisë afgane.

Sipas tij, kjo është një shtirje e planifikuar e përsonelit shtesë për të dyjat, për ta forcuar mbrojtjen për stafin aktual dhe për ofrimin e sigurisë shtesë, për t’i ndihmuar përpjekjet e vazdhdueshme të trupave afgane.

Forcat afgane të sigurisë kanë luftuar për të mos i lejuar talibanët të shtrihen në Helmand, një zonë strategjike e prodhimit të opiumit.

Koalicioni i drejtuar nga NATO-ja në Afganistane e ka përfunduar misionin luftarak në fund të vitit 2014.

Lawhorn tha se trupat e reja do të jenë aty “për t’i trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar homologët tanë afganë dhe jo për të marrë pjesë në operacione luftarake”.

XS
SM
MD
LG