Ndërlidhjet

logo-print

OKB druan për fatin e civilëve në Alepo


Refugjatët nga Alepo

Refugjatët nga Alepo

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se 300,000 njerëz mund të mbeten pa ndihma ushqimore, nëse forcat e Qeverisë siriane rrethojnë pjesët e kontrolluara nga rebelët në qytetin Alepo.

Rruga nga Turqia, e cila është përdorur nga Programi Botëror për Ushqim për të arritur në lindje të Alepos, është bllokuar javën e kaluar, kur qeveria ka nisur një ofensivë masive.

Agjencia e OKB-së është duke përdorur aktualisht një rrugë alternative, por edhe ajo mund të ndërpritet së shpejti.

Kombet e Bashkuara po ashtu i kanë bërë thirrje Turqisë që të lejojë brenda territorit të saj rreth 30,000 njerëz që janë grumbulluar në kufi, pasi kanë ikur nga luftimet.

Punëtorët e ndihmës thonë se objektet në kufi janë mbipopulluar dhe se njerëzit detyrohen të flenë në ambient të hapur, në temperatura të ulëta.

Ofensiva e Qeverisë siriane në Alepo mbështetet edhe nga sulmet ajrore të Rusisë.

XS
SM
MD
LG