Ndërlidhjet

Stoltenberg: Mali i Zi duhet të vazhdojë reformat


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Mali i Zi duhet të vazhdojë me reformat, ndërsa institucionet duhet të arrijnë sa më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një tryezë të rrumbullakët me gazetarët malazezë në Bruksel, Stoltenberg ka thënë se fokusi kryesor i NATO-s qëndron te sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe te garancitë se Zyra e Prokurorit të ri Special punon në mënyrë efektive.

“I keni ligjet, institucionet, por tani duam të shohim sa më shumë rezultate”, ka porositur Stoltenberg.

Ai po ashtu ka mirëpritur, siç ka thënë, rritjen e mbështetjes publike për integrimin e Malit të Zi në NATO.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord që të ftojnë Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake në vitin 2017.

Malit të Zi mund t’i duhen deri në 18 muaj për të hyrë formalisht në NATO. Kjo kërkon miratimin e ligjvënësve nga të 28 vendet anëtare të aleancës.

XS
SM
MD
LG