Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi ajror në Siri godet spitalin e Mjekëve pa Kufij


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm ajror e ka goditur një spital në Siri, të mbështetur nga Mjekët pa Kufij, duke lënë të vdekur tre persona dhe lënduar së paku gjashtë të tjerë.

Organizata bamirëse mjekësore,ka njoftuar, përmes një komunikate të lëshua,r të martën, se sulmi nga ajri e ka goditur spitalin në Tafas që gjendet në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë.

Zona është e ndarë ndërmjet forcave qeveritare siriane dhe rebelëve.

Është e paqartë se nga kush është kryer ky sulm ndonëse forcat siriane të mbështetura nga sulmet ajrore ruse, së fundi kanë bërë përpjekje që ta marrin kontrollin e zonës nga rebelët.

Mjekët thanë se sulmi që ka ngjarë të premten e javës së kaluar, ka shkaktuar “dëme të pjeshme në ndërtesën e spitalit dhe e ka bërë të papërdorshëm shërbimin ambulantor”.

Mjekët pa Kufinj thanë se sulmi ajror ka ndikuar që më shumë se 20 mijë njerëz të largohen nga qyteti Tafas për në zonat tjera.

XS
SM
MD
LG