Ndërlidhjet

logo-print

Obama zbulon planin e ri kundër sulmeve kibernetike


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka zbuluar të martën planin e ri të veprimit kombëtar kundër sulmeve kibernetike.

Plani vjen pas një sërë sulmesh kibernetike kundër rrjeteve qeveritare dhe private në vitet e fundit.

Obama ka kërkuar 19 miliardë dollarë buxhet për zbatimin e këtij plani, që do të thotë 35 për qind rritje nga niveli aktual.

“Nuk është sekret që shumë shpesh rrjeti i internetit i qeverisë është si një lojë Atari në një botë të Xbox-it”, ka thënë Obama në një shkrim për gazetën Wall Street Journal.

“Administrata e Sigurisë Sociale përdor sistemet dhe kodet nga vitet 1960. Ne do të kërkojmë nga agjencitë që të rrisin mbrojtjen për informacionet e tyre më të vlefshme dhe do ta bëjmë më të lehtë për to përditësimin e rrjeteve të tyre”, ka shkruar Obama.

Sipas tij, plani i ri i veprimit do të adresojë edhe kërcënimet afatshkurtëra edhe ato afatgjata, me qëllim që çdo amerikani t’i sigurohet niveli themelor i sigurisë online.

XS
SM
MD
LG