Ndërlidhjet

Trump dhe Sanders fitojnë zgjedhjet në Nju Hempshir


Sanders dhe Trump

Sanders dhe Trump

Republikani Donald Trump dhe demokrati Bernie Sanders kanë dridhur garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara me fitore vendimtare në zgjedhjet paraprake në Nju Hempshir.

Me mbi 80 përqind të votave të numëruara, miliarderi Trump ka dyfishin e votave të kandidatit tjetër republikan, ndërsa senatori Sanders, i cili ka mundur rivalen demokrate, Hillary Clinton, me një diferencë të madhe, ka thënë se fitorja e tij tregon se njerëzit duan “ndryshime të vërteta”.

Nju Hempshir është shteti i dytë që ka votuar për kandidatin presidencial të partisë, pas zgjedhjeve në Ajoa që janë mbajtur javën e kaluar.

Në Ajoa kanë fituar senatori Ted Cruz nga republikanët dhe Clinton nga demokratët.

Gara tani do të vazhdojë në Karolinën e Jugut dhe në Nevada.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen këtë nëntor.

XS
SM
MD
LG