Ndërlidhjet

Mosuli “vështirë se do të rikthehet” këtë vit


Mosul, Irak
Mosul, Irak

Operacioni i forcave irakiane për të rimarrë qytetin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik nuk gjasa të ndodhë këtë vit, ka thënë një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane.

Të martën, Bagdadi ka thënë se planifikon të dërgojë mijëra trupa shtesë në një bazë jashtë Mosulit për t’u përgatitur për një operacion për çlirimin e qytetit.

“Mousli është një operacion kompleks. Nuk jam optimist se ai do të rikthehet në të ardhmen e afërt, pra në këtë vit”, ka thënë Vincent Stewart, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së, kanë rimarrë qytetin Ramadi nga Shteti Islamik, dhjetorin e kaluar.

Mosuli, megjithatë, është një qytet shumë më i madh.

XS
SM
MD
LG