Ndërlidhjet

Rriten gjasat që një grua të vijë në krye të OKB-së


Irina Bokova

Irina Bokova

Bullgaria ka nominuar drejtoren e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, në postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme bullgare.

Nominimi i Bokovas vjen pas disa muajsh spekulime nëse OKB-ja do të fitojë udhëheqësen e parë femër, meqë, qysh në vitin 1946, ky mekanizëm botëror është udhëhequr nga tetë burra.

Bokova, e cila flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, rusisht dhe spanjisht, ka shërbyer si drejtore e përgjitshme e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, qysh në vitin 2009.

Më herët, ajo ka qenë ministre e Jashtme e Bullgarisë dhe ambasadore e këtij vendi në Francë dhe Monako.

Zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara do të mbahen në vitin 2016 dhe do të përcaktojnë pasardhësin e sekretarit aktual, Ban Ki-moon.

Mandati i zotit Ban përfundon më 31 dhjetor, 2016.

XS
SM
MD
LG