Ndërlidhjet

Lagarde: Ukraina ta luftojë korrupsionin për mbështetje financiare


Christine Lagarde

Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, thotë se Ukraina duhet t’i kryej reformat e premtuara dhe ta çrrënjosë korrupsionin, meqë në të kundërtën, rrezikon humbjen e mbështetjes së FMN-së.

“Pa përpjekje të re substanciale për forcimin e reformave qeveritare dhe luftimin e korrupsionit, është vështirë të shihet se si programet e mbështetura nga FMN-ja mund të vazhdojnë dhe të jenë të suksesshme”, tha zonja Lagarde sot nëpërmjet një deklarate.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “Ukraina rrezikon të kthehet në modelin e politikave të dështuara ekonomike, që e kanë shkatërruar atë në historinë aktuale”.

FMN, që është burimi kryesor i financimit të Ukrainës, e cila ka probleme të mëdha me para të gatshme, e ka të përgatitur një program për kredi në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, me kusht që qeveria t’i kryej reformat ekonomike dhe ta luftoj korrupsionin.

Këto komnete u bënë dy ditë pasi ministrja e financave e Ukrainës, Natalie Jaresko, tha se FMN-ja e ka vënë ndihmën për Ukrainën në pritje, derisa të mos jetë e qartë nëse qeveria aktuale, e cila po ripëtrihet pas largimit të papritur të ministrit të ekonomisë javën e kaluar, do të mbijetoj.

XS
SM
MD
LG