Ndërlidhjet

Fabius: SHBA me politikë të paqartë në Siri


Laurent Fabius
Laurent Fabius

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, sot e ka vënë në pikëpyetje përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për zgjidhjen e krizës në Siri, duke thënë se politikat e saj “të paqarta” po i kontribuojnë problemit, raporton agjencia Reuters nga Parisi.

“Ka paqartësi në mesin e aktorëve të koalicionit... Unë nuk do ta përsërisë atë që e kam thënë më parë për drejtuesin kryesor të koalicionit”, u tha Fabius reporterëve, dhe ka shtuar se “por ne nuk e kemi ndjenjën se atje ekziston përkushtim shumë i fuqishëm”.

Zoti Fabius, i cili sot ndaras ka shpallur se do të largohet nga qeveria e Francës, tha se nuk pret që presidenti amerikan, Barack Obama, ta ndryshoj qëndrimin e tij gjatë muajve të ardhshëm.

“Nuk mendoj se fundi i mandatit të zotit Obama do ta shtyjë atë të veproj ashtu siç ka deklaruar ministri i tij” në mënyrë publike, tha Fabius, duke iu referuar sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, raporton Reuters.

XS
SM
MD
LG