Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov dhe Kerry pajtohen për nevojën e armëpushimit në Siri


John Kerry (majtas) dhe Serghei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm

John Kerry (majtas) dhe Serghei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm

Ministria e jashtme e Rusisë tha sot se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë biseduar me telefon lidhur me Sirinë.

Ministria ka njoftuar se Lavrov dhe Kerry janë pajtuar për nevojën e armëpushimit në Siri dhe për dërgimin e ndihmës humanitare në territoret e bllokuara.

Nesër në Munih, sekretari Kerry dhe ministri Lavrov do të takohen me ministrat e jashtëm të Evropës dhe Lindjes së Mesme, në përpjekje për përfundimin e luftës tashmë pesëvjeçare në Siri.

Bisedimet për paqe në Siri të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës, javën e kaluar në Gjenevë të Zvicrës, janë shkatërruar pas ofensivës së forcave lojale ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, që mbështetet nga sulmet ajrore të Rusisë, kundër kryengritësve që përkrahen nga perëndimi.

XS
SM
MD
LG