Ndërlidhjet

Erdogan: Kritika SHBA-ve lidhur me mbështetjen e kurdëve


Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të sotëm në Ankara

Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të sotëm në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kritikaur Shtetet e Bashkuara për shkak të mbështetjes së grupit kryesor kurd në Siri.

Në një fjalim sot në Ankara, zoti Erdogan tha se Uashingtoni por krijon “det gjaku” në rajon duke dështuar që pjesëtarët e Partisë së Unionit Demokratik (PYD) dhe krahun e saj ushtarak, t’i cilësoj si terroristë.

Turqia dje e ka ftuar të dërguarin e SHBA-ve në Ankara për të protestuar, pasi Departamenti amerikan i shtetit tha se Uashingtoni nuk e shef partinë PDY si organizatë terroriste dhe do të vazhdoj t’i mbështes operacionet e këtij grupi në Siri.

Ankaraja thotë se PYD është degë e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që po lufton për autonomi kurde në pjesën juglindore të Turqisë.

Komentet e sotme të zotit Erdogan janë bërë në periudhënkur Ankaraja po ballafaqohet me presion për të lejuar hyrjen e dhjetëra mijëra sirianëve të bllokuar në kufirin me Turqinë.

XS
SM
MD
LG