Ndërlidhjet

Iran: Nipit të Khomeinit nuk i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje


Hassan Khomeini
Hassan Khomeini

Një institucion kushtetues mbikëqyrës e ka hedhur poshtë ankesën e kandidatit, Hassan Khomeinit, kundër diskualifikimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhje për Asamblenë e Ekspertëve në Iran.

Hassan Khomeini, nip i themeluesit të Republikës Isamike të Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, konsiderohet klerik i moderuar i rangut të mesëm me lidhje me një grup reformist të establishmentit iranian.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, ka raportuar sot se Këshilli Mbikëqyrës nuk e ka ndryshuar ndalesën me të cilën zotit Khomeini, 43 vjeçar, nuk i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje.

Gjyshi i tij, Ajatollah Ruhollah Khomeini, në vitin 1979 e udhëhoqi revolucionin në Iran dhe e themeloi shtetin e Republikës Islamike të Iranit.

Këshilli Mbikëqyrës i ka diskualifikuar mijëra kandidatë potencialë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 26 shkurtit për Parlamentin e Iranit dhe Asamblenë e Ekspertëve.

Asambleja e Ekspertëve e ka autoritetin për ta emëruar liderin suprem të Iranit.

XS
SM
MD
LG