Ndërlidhjet

Tusk takohet me liderët e BE-së lidhur me Britaninë


Donald Tusk

Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se sot ka planifikuar mbajtje të takimeve urgjente me liderët e BE-së, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande, për të bërë presion për arritjen e marrëveshjes për mbajtjen e Britanisë në Bashkimin Evropian, në samitin e javës së ardhshme.

Javën e kaluar, zoti Tusk i ka përgatitur propozimet e tij për marrëveshje me kryeministrin britanik, David Cameron, për reforma të BE-së, por ka kundërshtime në disa shtete anëtare, raporton AFP nga Brukseli.

“Jam i bindur se ku është propozim i balancuar dhe solid dhe shpresoj se do ta finalizoj javën e ardhshme në Këshillin Evropian. Megjithaë, më lejoni të jem i qartë, ky është një proces tejet i ndjeshëm politik”, tha Tusk në Parlamentin Evropian.

Duke folur për vizitën e tij gjatë javës së ardhshme në disa kryeqytete për takime me liderët e BE-së, Tuska tha se “qëllim i konsultimeve të mia do të jetë sigurimi i mbështetjesë së gjërë politike për propozimin tim”.

XS
SM
MD
LG