Ndërlidhjet

NATO dhe BE nënshkruajnë marrëveshje rreth mbrojtjes kibernetike


Ilustrim
Ilustrim

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë nënshkruar një marrëveshje për ta shtuar bashkëpunimin e tyre rreth mbrojtjes kibernetike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ekipet e të dyja palëve “do ta kenë një kuadër të strukturuar për shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira” me qëllim të kundërvënies së kërcënimeve të ndryshme.

Përmes një komunikate të lëshuar, NATO ka thënë se aleanca dhe BE-ja përballen me sfida të veçana në kohën kur janë rritur kërcënimet nga sulmet kibernetike.

Që nga viti 2014, kur Rusia e ka aneksuar paligjshëm Krimenë, NATO-ja dhe BE-ja e kanë rritur bashkëpunimin në disa fusha.

BE-ja ka thënë se marrëveshja me NATO-n do të ndihmojë në parandalimin, zbulimin dhe përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike.

XS
SM
MD
LG