Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri në Greqi, dyshohet për tre të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Tre pjesëtarë të marinës greke dyshohet se kanë vdekur sot pasi helikopteri i tyre është rrëzuar gjatë një stervitje në Detin Egje, kanë njoftuar mediet shtetërore në Athinë.

Ekipet e shpëtimit i kanë gjetur rrënojat pas incidentit, në afërsi të ishullit Leros, derisa dy pilotët dhe një inxhinjer në bord, ende nuk janë gjetur.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se të tretë kanë vdekur derisa Ministria e Mbrojtjes pritet që më vonë ta konfirmoj zyrtarisht njoftimin.

Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, sipas agjencisë ANA, për shkak të incidentit, e ka ndërprerë pjesëmarrjen e tij në samitin e NATO-s në Bruksel.

Anije të shumta të marinës që ishin pjesë e stërvitjeve po marrin pjesë në kërkim përveç një helikopteri dhe një avioni transportues ushtarak.

XS
SM
MD
LG