Ndërlidhjet

logo-print

Kosova dhe SHBA nënshkruajnë memorandum në fushën e forenzikës


Ilustrim

Ilustrim

Në Byronë Federale të Hetimeve (FBI) në Uashington, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, të mërkurën pasdite ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Christopher T. Doss, asistentdrejtor i divizionit të laboratorit.

Sipas një komunikate të lëshuar nga MPB-ja, memorandumi “ka për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e forenzikes”.

Sipas komunikatës, Kosova do të përfitojë nga ekspertiza e SHBA-ve në luftimin e krimeve të rënda, përfshirë edhe terrorizmin.

Para nënshkrimit të memorandumit, sipas MPB-së, "ministri Hyseni ka biseduar edhe me drejtorin e FBI-së, James B. Comey".

“Të dytë janë shprehur të bindur se kjo marrëveshje do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit, në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG