Ndërlidhjet

Vazhdon gjykimi i Rastit Kumanova, të akuzuarit japin deklaratat e tyre


Të akuzuarit e rastit të Kumanovës gjatë seancës së 9 shkurtit 2016
Të akuzuarit e rastit të Kumanovës gjatë seancës së 9 shkurtit 2016

Në Gjykatën Themelore të Shkupit, paraditën e sotme ka nisur vazhdimi i procesi gjyqësor kundër 29 personave, të dyshuar si pjesëmarrës të një grupi të armatosur, të cilët sipas Kodit Penal të Maqedonisë ngarkohen me veprat penale “organizim terrorist”.

Veprat penale ata dyshohen se i kanë kryer gjatë përleshjeve të armatosura që ndodhën në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, të vitit të kaluar.

Derisa në seancën e së martës, prokurori i rastit e ka lexuar aktakuzën ndaj të akuzuarve, sot, të akuzuarit janë duke u deklaruar në lidhje me pretendimin e prokurorisë dhe janë duke e treguar versionin e tyre të ngjarjes në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

I pari nga të akuzuarit që është deklaruar para trupit gjykues është shtetasi i Kosovës, Rufki Dogani.

Ai mes të tjerash, para trupit gjykues është shprehur se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, janë vrarë nga policia maqedonase pasi që janë dorëzuar. Kjo sipas tij, ka ndodhur për qëllime politike dhe me qëlim që të fshehet e vërteta që qëndron pas ngjarjeve në Kumanovë.

Sikurse të martën e kësaj jave kur ka filluar gjykimi, edhe sot, seanca po mbahet nën masa të shtuara të forcave plicore të cilët po qëndrojnë para objektit të gjykatës por edhe në pikat kryesore të qytetit të Shkupit.

Në ditën e parë të seancës gjyqësore të mbajtur të martën, organi i akuzës ka thënë se në bazë të dëshmive që i posedojnë, gjatë procesit gjyqësor do të dëshmohet se të akuzuarit për rastin e Kumanovës, me paramendim kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen.

Të gjithë të akuzuarit në rastin e Kumanovës janë shprehur të pafajshëm përballë akuzave me të cilat ngarkohen.

Deri në fund të muajit mars, përkitazi me këtë rast janë caktuar të mbahen edhe tetë seanca të tjera gjyqësore.

Lexoni edhe këtë:

Maqedoni: Rasti Kumanova në gjyq

XS
SM
MD
LG