Ndërlidhjet

Kriza me refugjatë, anijet e NATO-s vendosen në Egje


Ilustrim
Ilustrim

NATO-ja ka rënë dakord që të angazhohet në patrullim përgjatë Detit Egje, në mënyrë që t’i pengojnë trafikantët të vartin emigrantë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, njoftimin për këtë dakordim e ka bërë sot, një ditë pasi që Gjermania, Greqia dhe Turqia kanë paraqitur kërkesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg tha se anijet e NATO-s, “pa u vonuar” janë vendosur në ujërat midis Turqisë dhe Greqisë.

Ai tha se misioni nuk do ta ketë për qëllim që t’i ndaloj anijet apo t'i kthej refugjatët nga kanë ardhur, por të kontribuoj në “informata të rëndësishme për mbikqyrjen e trafikimirt të emigrantëve”.

Sipas agjencisë për refugjatë të OKB-së, rreth 75 mijë emigrantë tashmë kanë arritur përmes detit në Greqi, brenda një viti.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 400 persona kanë vdekur duke u përpjekur për ta kaluar Detin Mesdhe.

XS
SM
MD
LG