Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplanët mbikqyrës të NATO-s mbështesin luftën ndaj IS-it


Ilustrim

Ilustrim

NATO-ja “në parim” ka rënë dakord rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara që, përmes avionëve mbiqkyrës, të mbështetet koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islamik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar në lidhje me këtë pas takimit në Bruksel të ministrave të mbrojtjes.

Jens Stoltenberg ka thënë se ministrat janë pajtuar që të ofrojnë avionë të njësisë AWACS për aleatët që marrin pjesë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Aeroplanët nga njësia e NATO-s nuk do të jenë në mënyrë të drejtëprdrejtë të përfshirë në operacionet kundër Shtetit Islamik.

Njoftimi vjen në kohën kur më shymë se 20 përfaqësues të vendeve kontribuese në luftën kundër militantëve të IS-it, po përgatiten të takohen në Bruksel.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se gjatë mbledhjes do t’i bëjë të ditura detajet e planit të Shteteve të Bashkuara.

Ai tha gjithashtu se do të kërkoj nga anëtarët e koalicionit që të gjejnë mënyra të tjera për ta shtuar kontributin e tyre ushtarak, financiar apo mënyra të tjera, për të luftuar kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG