Ndërlidhjet

Rusia “e gatshme” për diskutimin e armëpushimit në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Rusia thotë se është e gatshme për ta diskutuar armëpushimin e mundshëm në Siri gjatë bisedimeve rreth krizës siriane në Gjermani.

Zëvendësministri i jashtëm, Gennady Gatilov, tha se pala ruse është e gatshme për t’i diskutuar modalitetet e një armëpushimi gjatë bisedimeve të sotme që mbahen në Mynih.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë duke e udhëhequr mbledhjen e grupit të kontaktit për Sirinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 17 vendeve.

Zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov, ndërkaq i ka quajtur spekulime raportet se Rusia është e gatshme që ta propozoj armëpushimin që do të filloj më 1 mars.

Bisedimet e paqes për Sirinë janë ndërprerë javën e kaluar në Gjenevë për shkak të ofenzivës së qeverisë siriane, e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, në Alepo.

XS
SM
MD
LG