Ndërlidhjet

logo-print

Rreth 19 për qind e grave në Kosovë kanë pronë të tyre


Prishtina

Prishtina

Në Kosovë ka probleme serioze me trashëgiminë dhe pronën është thënë në konferencën “Rritja e pjesëmarrjes së grupeve të margjinalizuar”, e organizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim në partneritet me USAID.

Aty u tha se vetëm 19 për qind e grave në Kosovë kanë pronë të tyre, ndërsa 4 për qind kanë trashëguar pronë.

Në këtë konferencë, mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie. Ai ka tërhequr vërejtjen se margjinalizimi i grupeve shoqërore pengon demokracinë.

Njëherësh, ka kërkuar që ligjet dhe normat ligjore, përveç se duhet miratuar, ato prodhojnë efekte vetëm nëse zbatohen.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka bërë me dije se aktualisht po punohet për hartimin politikave të reja që do ta fuqizojnë të drejtën e barabartë për të trashëguar.

Përveç çështjeve problematike që ndërlidhen me trashëgiminë dhe pronën për gratë dhe vajzat, në konferencë është diskutuar edhe në lidhje me vështirësitë që has çdo ditë komuniteti LGBT, pastaj në angazhimin e të rinjve në proceset sociale si dhe në dhe rritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

XS
SM
MD
LG