Ndërlidhjet

Bosnja arreston pronarin e një banke dhe dy ndihmësit e tij


Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë
Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë e kanë arrestuar pronarin e një banke private dhe dy ndihmësit e tij, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Prokuroria, përmes një deklarate të lëshuar sot, pavarësisht arrestimit të pronarit të Bankës Ndërkombëtare Pavloviq, Slobodan Pavlovic, dhe dy ndihmësve të tij, ka thënë se autoritetet janë duke i vazhduar kërkimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

Vitin e kaluar, një parti opozitare ka parashtruar padi penale kundër presidentit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, me pretendimin se ai e ka blerë një vilë në Beograd të Serbisë, me çmim prej 750 mijë eurosh dhe se e ka marrë një kredi me të njëjtën shumë një vit më vonë në bankën Pavloviq.

Sipas një deklarate të mëhershme nga Partia Demokratike Serbe, Pavloviq asokohe ia ka paguar kredinë Dodikut, në këmbim të favoreve që nuk janë specifikuar.

Dodik në vazhdimësi i ka mohuar akuzat.

XS
SM
MD
LG