Ndërlidhjet

Hollande: Të hedhet dritë në shkaqet e tragjedisë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 6 nxënës janë vrarë kur një autobus shkollor është përplasur në një kamion në pjesën perëndimore të Francës, ka njoftuar policia.

Ndeshja ka ndodhur sot herët në mëngjes në vendin Rochefort.

Në autobusin shkollor ishin 17 nxënës, ndërsa tre fëmijë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, ka thënë një burim policor, raporton agjencia AFP nga Parisi.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, sipas një njoftimi të zyrës së tij, ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre dhe tha se do të bëhet çdo gjë e mundshme “për të hedhur dritë në shkaqet e kësaj tragjedie”.

Kjo ndeshje vdekjeprurëse ndodhi vetëm një ditë pasi dy nxënës të moshës 12 dhe 15 vjeçare e humbën jetën, kur autobusi shkollor, për shkak të borës, ka rrëshqitur nga rruga afër kufirit me Zvicrën, në pjesën lindore të Francës.

Në këtë autobus ishin 32 nxënës që ishin nisur për në shkollën në Montbenua, kur ai “e la rrugën”, ka thënë një burim policor për këtë rast.

XS
SM
MD
LG