Ndërlidhjet

Bosnjë: Autoriteti juridik mbikëqyrës e konfirmoi ndalesën e shamisë


Pamje e femrave myslimane me shami në kokë

Pamje e femrave myslimane me shami në kokë

Autoriteti juridik mbikëqyrës i Bosnjë Hercegovinës e ka konfirmuar ndalesën e bartjes së shamisë dhe të simboleve të tjera fetare në gjykata dhe institucionet e tjera juridike.

Ky vendim për ta vërtetuar ndalesën është shpallur sot nga Këshilli i Lartë Prokurorial i Drejtësisë dhe u bë në periudhën kur janë mbajtur protesta në kryeqytetin Sarajevë dhe në disa qytete të tjera të Bosnjë Hercegovinës.

Ky vendim ka të bëjë me gjyqtarët dhe punonjësit e tjerë të sistemit të drejtësisë në Bosnjë dhe u përketë të gjitha simboleve fetare dhe veshjeve.

Por, në mënyrë të qartë është përmendur shamia islamike me të cilën gratë myslimane i mbulojnë flokët, veshët, dhe qafën, ndërsa vetëm fytyra mbetet e zbuluar.

Protesta më e madhe kundër kësaj mase është organizuar në Sarajevë më 7 shkurt, ku afro 2 mijë pjesëmarrës, shumica prej tyre femra, e mbajtën një demonstratë njëorëshe në mbështetje të së drejtës së tyre për të bartur shami në kokë.

XS
SM
MD
LG